Takimet me Kurtin për Presidentin, Vjosa Osmani: VV kërkon një figurë kukull, pa peshë politike

Takimet me Kurtin për Presidentin, Vjosa Osmani: VV kërkon një figurë kukull, pa peshë politike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar më shumë për dallimet kryesore që u shfaqën gjatë takimeve me kryetarin e LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku u diskutua mundësia e një marrëveshjeje politike. Sipas Osmanit, pika kryesore e mospajtimit ishte mënyra sesi konceptohet posti i Presidentit të Kosovës. Ajo tha se LDK-ja e sheh Presidentin si një figurë me përvojë dhe qëndrime politike, por jo partiake. Sipas saj, kreu i shtetit duhet të jetë në gjendje të mbrojë Kushtetutën, të përfaqësojë Kosovën jashtë vendit dhe të shërbejë si balancues ndërmjet institucioneve. ”Për ne një President i Republikës duhet të ketë një përvojë, duhet të ketë qëndrime politike, jo partiake”, tha Osmani, e ftuar mbrëmjen e së premtes në Kanal 10. Në...