Ferran tashmë stërvitet me PSG-në: Dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm, t’i bëj të lumtur parizienët
15 Gusht 2026 12:36 Alfred Lleshi Saga mori fund. Ferran Torres u prezantua këtë të shtunë si lojtar i ri i PSG, për pesë sezonet e ardhshme, deri në vitin 2031. Sulmuesi tashmë mori pjesë në stërvitjen nën drejtimin e Luis Enrique, i cili e mirëpriti ngrohtësisht. Ferran doli në fushë së bashku me ish-shokun e skuadrës te Barça, Ousmane Dembélé, ndërsa u pa pranë edhe Fabián Ruiz, me të cilin fitoi Botërorin me Spanjën. Më pas kaloi në “tunelin” tradicional të goditjeve miqësore nga shokët e skuadrës për ta uruar për transferimin. “Jam shumë i lumtur që nis një aventurë të re me një klub kaq ambicioz si PSG. Shpresoj ta ndihmoj të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur”, – tha...
Burimi:
telesport.al