Dy vite nga debutimi i Mbappé me Real Madridin; çfarë premtonte dhe çfarë po ndodh
15 Gusht 2026 12:42 Alfred Lleshi Më 14 gusht 2026 u bënë dy vite nga debutimi i Kylian Mbappé me Real Madridin, si dhe nga trofeu i fundit europian i klubit madrilen. Të dyja ngjarjet ndodhën në finalen e Superkupës së Europës 2024 ndaj Atalantës, në “PGE Narodowy” të Polonisë, ku Reali i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi 2-0. Në atë ndeshje, francezi shënoi golin e dytë dhe përfundimtar të finales, pasi Fede Valverde kishte zhbllokuar rezultatin disa minuta më herët. Ishte edhe goli i parë i Mbappé me fanellën e Real Madridit. Në atë moment dukej se epoka e Mbappé do t’i sillte Realit një mori trofesh. Por, që prej asaj dite, vitrina e “Bernabéut” ka pritur vetëm Kupën Interkontinentale, të fituar disa muaj...
Burimi:
telesport.al