“Shoh që po e ngacmojnë shumë”, komentatori i del në mbrojtje Muriqit: Po të kishte emër tjetër do flisnin ndryshe, shënoi mbi 20 gola me një ekip që ra nga liga

“Shoh që po e ngacmojnë shumë”, komentatori i del në mbrojtje Muriqit: Po të kishte emër tjetër do flisnin ndryshe, shënoi mbi 20 gola me një ekip që ra nga liga

Vedat Muriqi nuk është ende në formën e tij më të mirë për shkak të lëndimit të pësuar gjatë fazës përgatitore. Sulmuesi shqiptar i ka nisur nga stoli ndeshjet e fundit, duke bërë që në rrjet të nisin edhe ngacmimet. Taliska në rolin e titullarit dhe afrimi i Lukakut te Fenerbahçja kanë ngritur pikëpyetje në opinionin sportiv. Por komentatori sportiv, Nexhat Mete, i ka dalë në mbrojtje Muriqit. Ai ka thënë për “HT Spor” se nëse Vedati do të kishte kombësi tjetër, atëherë do të flitej ndryshe për të. Mete ka theksuar faktin se sulmuesi shqiptar është prej 5 lojtarëve që shënoi mbi 20 gola sezonin e shkuar në ligat më të forta të Europës. Një arritje që e realizoi me një ekip që ra...