Sulmuesi i Kombëtares ruse beson te Daku: Mirlind, ti mund ta shpallësh kampion Spartakun
Mirlind Daku ka bërë bujë mediatike në Rusi me transferimin e tij te Spartaku i Moskës. Opinioni sportiv ka qenë i ndarë pro dhe kundër kësaj lëvizjeje në merkato. Një prej personave që beson te Mirlind Daku është edhe Artem Dzyuba. Sulmuesi i Kombëtares ruse ka deklaruar se Daku mund ta shpallë kampion Spartakun e Moskës. “Gjithmonë kam thënë: Spartak, CSKA, Krasnodar, merrni Dakun! Mirlind, nëse më dëgjon: përfshihu, i dashur, mund ta bësh Spartakun kampion”, ka thënë Artem Dzyuba, citon “Championship”./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com