“Performanca më e keqe që kam parë ndonjëherë”, trajneri nuk e përtyp dot humbjen nga Egnatia: Bëmë gabime qesharake
Egnatia siguroi mbrëmë një rezultat historik. Rrogozhinasit mposhtën me shifrat e thella 5-1 Shamrock Rovers-in, duke përmbysur kështu humbjen e një jave më parë dhe duke u kualifikuar në “play off” të Europa League-s. Trajneri i irlandezëve nuk e ka përtypur dot këtë humbje me goleadë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ai ka thënë se kjo ishte paraqitja me e dobët që ka parë ndonjëherë nga skuadra e tij. “Sonte është ndoshta performanca më e keqe që kam parë ndonjëherë nga ne. Jo, nuk ka asnjë anë pozitive nga ajo performancë. Nuk ia del mbanë në asnjë nivel, dhe jo në nivelin europian. Nuk nisen ndeshjet kështu. E dinim që do të fillonin shpejt, por ne u larguam nga gjithçka që donim, nga gjithçka...
Burimi:
sportekspres.com