“Ky grup kriminal që vetëquhet Rilindje, ka shkaktuar krim”/ Shqiptari nga Italia në protestë: Të japë dorëheqjen…
Një shqiptar që jeton në Itali, pjesëmarrës në protestën e 76-të në Tiranë, e cilësoi tubimin si një moment të rëndësishëm ndërgjegjësimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. “Protesta është madhështore. Ne si shqiptarë, për herë të parë po ndërgjegjësohemi. Secili prej nesh është dakord, pasi çdo institucion është shkatërruar nga kjo klasë politike. Postet janë mbushur me njerëz pa përgatitje, ku qëllimi është zhvatja”, u shpreh ai. Sipas tij, përgjegjësia për situatën e krijuar i atribuohet qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Ky grup kriminal që vetëquhet Rilindje ka shkaktuar gjithë këtë krim. Rama thotë se ka kontratë me popullin shqiptar, por s’ka nënshkruar me ne këtë kontratë. Ai nuk ka legjitimitet sa i takon pushtetit që ka”, tha protestuesi. Ai akuzoi gjithashtu administratën publike...
Burimi:
sot.com.al