“Është koha për një Shqipëri të re”/ E reja nga Gjermania në protestë: Shpresën nuk na e merr dot asnjë qeveritar

“Është koha për një Shqipëri të re”/ E reja nga Gjermania në protestë: Shpresën nuk na e merr dot asnjë qeveritar

Një e re e ardhur nga diaspora në Gjermani i është bashkuar protestës popullore para godinës së Kryeministrisë, duke përcjellë një mesazh prekës për dashurinë ndaj atdheut, kuptimin e vërtetë të patriotizmit dhe nevojën urgjente për rikthimin e bashkatdhetarëve në vend. E reja ndau ndjenjat e saj simbolike për Shqipërinë dhe refleksionin e saj mbi patriotizmin në ditët e sotme: “Vij nga Gjermania në diasporë. Ka ardhur koha për një Shqipëri të re. Për mua Shqipëria është ndonjëherë një nënë që pret te dera me dhimbje e vuajtje të mëdha, dhe ndonjëherë më duket një vashë nga jugu e cila e do të bukurën dhe të mirën. Shqipëria është një femër, një nënë, një vashëz, një nënë fisnike që burrat e këtij dheu i thërrasin...