“Do të të arrestojmë te Kryeministria ose në Surrel, jep dorëheqjen”/ Emigranti: Ku e ke Diasporën, ne të duam në burg

“Do të të arrestojmë te Kryeministria ose në Surrel, jep dorëheqjen”/ Emigranti: Ku e ke Diasporën, ne të duam në burg

Një nga folësit në protestën masive para godinës së Kryeministrisë i është drejtuar drejtpërdrejt kreut të ekzekutivit Edi Rama, duke denoncuar vendimmarrjet politike të dekadave të fundit dhe duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit qytetar. Protestuesi theksoi se revolta popullore është përhapur në të gjithë vendin, ndërsa kërkoi që përgjegjësit e situatës aktuale të përballen me drejtësinë: “Edi Rama, shikoje mirë! Ka shpërthyer gjithë Shqipëria në shesh. Në këto 35 vite keni zbatuar planin Katovica të Ramiz Alisë, ndaj të gjithë thonë: në burg Rama, në burg Berisha! E doni Ramën të vijë nga pushimet këtu në kryeministri, apo pa zbritur këtu SPAK-u ta çojë në qeli?!” Më tej, ai kontestoi deklaratat e qeverisë për marrëdhënien me qytetarët, duke sjellë në vëmendje mesazhet e prerë që...