Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve
Zjarret kanë zgjeruar edhe sot hartën e dëmeve të tyre, duke djegur dhjetëra hektarë me pyje e bimësi. Ministria e Mbrojtjes informoi në mbrëmje se gjatë orëve të fundit, në territorin e vendit janë në ndjekje 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive, 2 janë nën kontroll dhe 1 është shuar plotësisht. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në disa zona, vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile nga toka dhe ajri. “Në Lurë, Dibër, ku paraqitet një nga situatat më të rëndësishme, vijon operacioni me 200 forca bashkiake, 50 efektivë të FA-së, 15 efektivë të Policisë së Shtetit, 18 vullnetarë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Ndërhyrja ka mundësuar kontrollin e zjarrit në segmentin pranë banesave...
Burimi:
javanews.al