Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Teksa në Selenicë politika lokale është bashkuar për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë, vetëm pak kilometra më tej shqetësimet për hartën e re territoriale duket se ia kanë lënë vendin festës. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ishin mes të pranishmëve në festivalin “Vajza Fest”, që zhvillohet në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, ku nuk munguan batutat, muzika dhe vallja. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, 19 këshilltarë të majtë dhe të djathtë votuan në parim kundër propozimit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Selenicë dhe bashkimin e saj me Vlorën. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryebashkiaku socialist Nertil Bellaj. Në Këshill, Bellaj foli qartë. Ai argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si njësi vendore më vete, pasi bashkimi me...
Burimi:
argjiroja.net