Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e fshatit Vajzë të Vlorës, ku gjatë fjalës së tij, nuk munguan batutat dhe thumbat. Rama tha se fjala e tij në këtë aktivitet ishte e papritur, pasi nuk ishte njoftuar se do të mbante fjalim. “Për mua është e papritur sepse nuk isha i lajmëruar që do të thosha ndonjë gjë, por do të mundohem të mbijetoj”, u shpreh ai me humor. Kryeministri falënderoi organizatorin e festës, Sokol Sadushin, që është kryetar i Gjykatës së Lartë, duke treguar se e kishte marrë ftesën për të katërtin vit radhazi, por këtë herë kishte vendosur të merrte pjesë. “Dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën për të katërtin vit rresht. Dhe këtë herë...