Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Pas temperaturave ekstreme, moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme në jug të vendit. Në Sarandë dielli ia ka lënë vendin reshjeve të dendura të shiut të shoqëruara dhe me vetëtima. Nuk është dashur shumë që nëpër rrugë të vërshojë uji e për rrjedhojë të shkaktohet dhe vështirësi në qarkullim. Prej javësh Shqipëria po përballet me zjarre të përmasave të mëdha. Pikat më kryesore janë Kruja, zona e Dajtit e Lura ku vatrat vijojnë të jenë aktive të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Ndërkohë pritet që temperaturat të pësojnë një rënie të ndjeshme në fundjavë gjithashtu dhe për pjesën e mbetur të muajit gusht.