Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Prej më shumë se dy vitesh, spitali është bërë shtëpia e tij. Durim Elmazi, një invalid që sapo ka përfituar pensionin, jeton prej majit 2024 në Spitalin e Përmetit, pasi familjarët e lanë në derën e këtij institucioni dhe u larguan. I amputuar në njërën këmbë si pasojë e gangrenës së shkaktuar nga diabeti, ai nuk ka as banesë dhe as njeri që ta strehojë. Durimi është nga fshati Mokricë i Përmetit. Pas divorcit dhe viteve të emigrimit në Greqi, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua deri në amputimin e këmbës. Në dhjetor të vitit 2023, të afërmit e sollën në Shqipëri për trajtim. Pasi qëndroi për disa javë në banesat e tyre dhe kaloi në spitalet e Përmetit dhe Gjirokastrës, ai mbeti përfundimisht në...
Burimi:
argjiroja.net