Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!
Rebelët Huthi nisën një sulm në qytetin bregdetar të Detit të Kuq, Mocha, i cili është nën kontrollin e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, të mbështetur nga Arabia Saudite – duke vrarë të paktën gjashtë persona. Lajmin e raportoi agjencia franceze AFP, duke cituar një zyrtar ushtarak. Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani “qëlluan pesë raketa drejt anijeve tregtare që po shkarkoheshin në port dhe dy anije u përfshinë nga flakët”, i tha zyrtari AFP-së. Huthi-t thanë se nisën një sulm me raketa balistike ndaj objekteve ushtarake të forcave të mbështetura nga Arabia Saudite dhe “mercenarëve” në Mocha, duke shkatërruar anije dhe armë, raporton Reuters. Më parë, Huthi-t njoftuan se nisën një sulm me dronë ndaj objekteve të gjigantit të naftës Aramco në qytetin...
Burimi:
javanews.al