Trump bën paralajmërimin e fortë: Ngushtica e Hormuzit do shpallet territor amerikan

Trump bën paralajmërimin e fortë: Ngushtica e Hormuzit do shpallet territor amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se së shpejti do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të vendit të tij, duke e përshkallëzuar retorikën për rrugën jetike detare nëpër të cilën kalon një pjesë e konsiderueshme e dërgesave globale të karburanteve. Lajmin për këtë deklaratë të kreut të Shtëpisë së Bardhë e publikuan mediumi amerikan, “NBC News” dhe televizioni “Al Jazeera”, pa dhënë më shumë hollësi për momentin. Presidenti amerikan gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për ta goditur Iranin rëndë ekonomikisht. Më herët, sekretari i Thesarit i ShBA-së, Scott Bessent, tha se vendi i tij do të zbatojë masa të ashpra ndaj Teheranit që “nuk janë parë kurrë”, hiç më larg se javën e ardhshme.