‘Jemi një!’/ Mesazhi që bashkoi protestuesit dhe diasporën para Kryeministrisë
‘Jemi një!’ Ky ishte mesazhi i fuqishëm që mijëra qytetarë dhe bashkatdhetarë nga diaspora përcollën gjatë protestës para Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e qeverisë së Edi Ramës. I shkruar me shkronja gjigante të bardha në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë flamurit kombëtar kuq e zi, mesazhi u shndërrua në simbolin e kësaj qëndrese. Thirrja përçon idenë e bashkimit të shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, duke vendosur në qendër unitetin, solidaritetin dhe forcën e një qëndrimi të përbashkët. “Jemi një” ishte mesazhi që bashkoi në një zë qytetarët e ardhur nga e gjithë Shqipëria me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net