Protesta në ditën e 76-të, diaspora sërish në shesh, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të radhazi të mobilizimit kundër kryeministrit Edi Rama. Mbrëmjen e sotme është vënë re një pjesëmarrje e theksuar e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan protestuesve dhe mbajtën edhe fjalimet e tyre para Kryeministrisë. Pas fjalimeve, protestuesit po nisin marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. “Rama, jep dorëheqjen” ishte një nga thirrjet kryesore të protestës, ndërsa pankartat dhe mesazhet e qytetarëve u drejtuan kundër qeverisë dhe mënyrës së saj të qeverisjes. Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga aksioni qytetar dhe se do ta vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Burimi:
syri.net