Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!
Festivali ‘Vajza Fest, i organizuar në fshatin Vajzë të Selenicës në Vlorë mbrëmjen e sotme (14 gusht), ka përballur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakun socialist të Selenicës, Nertil Bellaj, vetëm pak orë pasi këshilli bashkiak me votat e PD dhe PS votoi kundër Reformës Territoriale për shkrirjen dhe bashkimin me Vlorën. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Selenicës teksa vlerësoi aktivitetin, foli edhe për bukuritë natyrore të Labërisë. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Bellaj tha se në fshatrat e këtyre zonave malore kishin nxjerrë edhe ujë të kripur. Një koment Bellaj e kishte edhe për bashkinë Selenicë, e cila sipas propozimit të PS për hartën e re territoriale shkrihet me Vlorën. Ai tha se gjatë 4 viteve në krye të detyrës, ishte përpjekur ta...
Burimi:
javanews.al