SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar thirrjen për rekrutimin e 40 hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke bërë të ditura kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, fazat e konkurrimit dhe afatin për dorëzimin e aplikimeve. Sipas njoftimit, kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose në degë të tjera të lidhura me misionin e BKH-së. Një tjetër kriter është që aplikantët të kenë më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë që lidhet me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët duhet gjithashtu të plotësojnë kushtet që lidhen me integritetin, sigurinë, pasurinë dhe figurën. Procesi i konkurrimit do të...
Burimi:
argjiroja.net