Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë
Andrju Xhuliani, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Tramp dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, ka dalë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino. Në një intervistë për ‘The Independent’, amerikani i cilësoi kritikat ndaj Infantinos si të motivuara nga xhelozia dhe kalkulimet politike. “Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Tramp për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të tjerët arrijnë suksese të mëdha. Ajo që Infantino ka bërë për FIFA-n është ta çojë organizatën në një nivel krejt tjetër. Duhet të kujtoni se kjo është Kupa e parë e Botës për të cilën Infantino ka siguruar të drejtën e organizimit gjatë presidencës së tij. Ai trashëgoi turnetë e Rusisë dhe...
Burimi:
javanews.al