ZYRTARE/ Elbasani i shton përvojë mesfushës, rikthen në Shqipëri 28-vjeçarin

ZYRTARE/ Elbasani i shton përvojë mesfushës, rikthen në Shqipëri 28-vjeçarin

Elbasani ka prezantuar mbrëmjen e sotme afrimin e radhës në merkato. Klubi verdheblu ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Ardit Deliu do të jetë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm. Mesfushoru 28-vjeçar është rikthyer në “Abissnet Superiore” pas një sezoni të kaluar në radhët e Ballkanit. Me këtë afrim në merkato, Elbasani i shton përvojë mesfushës. Deliu e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, teksa më herët ka mbajtur veshur fanellat e dy klubeve emblemë si Tirana dhe Vllaznia./Sport Ekspres/