“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

Gazetari Osman Stafa ka ngritur akuza të forta gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Ai deklaroi se rreth 30 punonjës të Radioterapisë në Spitalin Onkologjik kanë nënshkruar një peticion kundër tij. Sipas Stafës, peticioni lidhet me denoncimet e tij publike për problematikat në shërbimin onkologjik. Gazetari tha se ka denoncuar atë që e cilësoi si “krim mbi pacientët”, duke përmendur mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve. Në veçanti, ai përmendi mungesën e shërbimit të brakiterapisë dhe të PET Scan-it. Stafa tha se, pavarësisht peticionit, do të vijojë të flasë për problemet që prekin pacientët. Ai u bëri thirrje mjekëve të ndershëm që të reagojnë për situatën në sistemin shëndetësor. “Mjekë të ndershëm, hajde të bëjmë peticionin për mungesat nëpër spitale”, u shpreh ai. Gazetari iu referua...