Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave
Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndim të Gjermanisë, pasi një zjarr i fuqishëm pyjor u përhap me shpejtësi pranë zonave të banuara. Zjarri ka përfshirë një zonë pranë qytetit Hurtgenvald, në landin Nordrhein-Uestfalen, afër kufijve me Belgjikën dhe Holandën. Flakët u zgjeruan me shpejtësi nga rreth 25 hektarë në 300 hektarë, ndërsa zjarri iu afrua deri në rreth 10 metra banesave më të afërta. Banorëve iu kërkua të largoheshin gjatë natës dhe të merrnin me vete vetëm sendet më të rëndësishme. Për ta janë ngritur qendra të përkohshme strehimi në një shkollë dhe një qendër sportive. Rreth 300 punonjës të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e helikopterëve dhe mjeteve...
Burimi:
vizionplus.tv