“VajzëFest” nis sot, tri ditë kulturë e traditë në vendlindjen e Ali Asllanit

“VajzëFest” nis sot, tri ditë kulturë e traditë në vendlindjen e Ali Asllanit

Vajza e Vlorës çel edicionin e katërt me poezi, muzikë, teatër dhe aktivitete sportive. Vajza e Vlorës hap sot siparin e edicionit të katërt të “VajzëFest”, një aktivitet kulturor që nga 14 deri më 16 gusht sjell në qendër të vëmendjes historinë, artin dhe traditat e kësaj treve, të njohur edhe si vendlindja e poetit Ali Asllani. Përgjatë tri ditëve, Vajza do të marrë një tjetër ritëm, me një program që ndërthur letërsinë dhe poezinë me muzikën, teatrin, humorin, aktivitetet për fëmijë, ekspozitat e artit pamor, librin dhe traditën popullore. Festivali do të shoqërohet edhe me vizita në pasuritë natyrore dhe historike të zonës. Një nga momentet më të veçanta pritet të jetë mbrëmja poetike e 15 gushtit, kushtuar dy figurave të rëndësishme të letërsisë...