12 filmat më të mirë të vitit 2026 deri tani, sipas kritikëve të BBC-së

12 filmat më të mirë të vitit 2026 deri tani, sipas kritikëve të BBC-së

Nga epika “The Odyssey” e Christopher Nolan te komedia “The Invite” dhe thrilleri politik “Two Prosecutors”, kritikët e filmit të BBC-së, Caryn James dhe Nicholas Barber, kanë përzgjedhur 12 prej filmave më të spikatur të vitit 2026. Viti kinematografik 2026 ka sjellë filma të zhanreve dhe stileve të ndryshme, nga produksionet e mëdha hollywoodiane te historitë intime, animacionet dhe dramat politike. Në përzgjedhjen e BBC-së, dy kritikët veçojnë 12 tituj që kanë lënë gjurmë deri më tani. Në krye të listës është “The Invite”, një komedi me katër personazhe që zhvillohet gjatë një mbrëmjeje në një apartament. Me regji nga Olivia Wilde, filmi sjell në role kryesore Wilde, Seth Rogen, Penélope Cruz dhe Edward Norton. Përtej humorit dhe situatave të sikletshme mes dy çifteve, kritikët...