Festivali i binjakëve mbledh qindra çifte në Ohio
Për një fundjavë çdo verë, qyteti i vogël i Twinsburgut në Ohajo kthehet në një skenë të pazakontë, ku binjakët janë kudo. Me veshje të koordinuara, modele flokësh të njëjta dhe etiketa që tregojnë se cili prej tyre ka lindur i pari, qindra çifte mblidhen për Twins Days Festival, një prej eventeve më të mëdha vjetore kushtuar binjakëve. Festivali, i cili këtë vit u zhvillua nën një tematikë të viteve ’80, krijon një pamje thuajse surreale. Rrugët mbushen me çifte që ngjajnë si pasqyra të njëri-tjetrit, ndërsa atmosfera e festivalit ndërthur argëtimin, konkurrencën dhe historitë familjare. I themeluar në vitin 1976, festivali është shndërruar ndër vite në një traditë që tërheq binjakë nga e gjithë SHBA-ja dhe nga vende të tjera të botës. Për disa...
Burimi:
kultplus.com