Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

Në fjalimi të mbajtur sot përpara forcave të rendit, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Duke u ndalur te Irani, Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës. “Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Trump. Trump tha se SHBA ka kontrollin ushtarak detar në atë rajon: “Kjo është në thelb ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon përveçse...