NGA MUSA KURTULAJ – PS dhe PD pas Ramës e Berishës, a po përgatitet kriza e trashëgimisë politike?

NGA MUSA KURTULAJ – PS dhe PD pas Ramës e Berishës, a po përgatitet kriza e trashëgimisë politike?

Një nga problemet më të mëdha që mund të përballen dy forcat kryesore politike në Shqipëri jo shumë vite më vonë nuk lidhet vetëm me zgjedhjet, programet apo përplasjet e politike të radhëd, por lidhet me një pyetje shumë më themelore: Kush do t’i drejtojë PS-në dhe PD-në pas Edi Ramës dhe Sali Berishës?Kjo pyetje sot nuk ka një përgjigje të qartë. Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi. Edi Rama e ka deklaruar prej kohësh se nuk e sheh veten kryeministër pas vitit 2029. Nëse kjo deklaratë mbetet në fuqi, atëherë logjikisht shtrohet edhe çështja e pasuesit të tij në drejtimin e Partisë Socialiste. Por kush është sot ai personalitet brenda PS-së që mund të thuhet qartë se po përgatitet për këtë përgjegjësi?Deri tani, nuk duket...