Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në jug të vendit ditën e sotme për pak sa nuk ka shkaktuar edhe tragjedi në det të hapur. Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që përfshiu këtë të premte zonën e Palasës në Vlorë, lanë të bllokuara në det tre vajza që lundronin me kanoe pasditen e sotme (14 gusht). Për shkak të motit të keq dhe dallgëve, ato nuk arritën të ktheheshin në breg, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë Kufitare. Forcat kufitare u nisën me skaf drejt zonës ku ndodheshin vajzat dhe i nxorën në breg në gjendje të sigurt. Pamjet e operacionit, tregojnë shiun e rrëmbyeshëm dhe skafin e Policisë Kufitare teksa tërheq kanoen me tre vajzat, duke i shpëtuar nga deti i trazuar. Njoftimi...