Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi të Jemenit thanë të hënën se kishin nisur një sulm me dronë ndaj objekteve të gjigantit të naftës Aramco, në qytetin jugperëndimor të Najranit. Sulmi erdhi në hakmarrje për shkeljet e hapësirës ajrore të Jemenit nga avionët luftarakë sauditë. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim të sulmit nga autoritetet saudite apo Aramco. Gjithashtu, është e paqartë nëse objektet e Aramco-s në Najran janë dëmtuar.