Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias
Fluturimet në aeroportin e Catania në Siçili nuk do të operohen deri nesër pasdite, për shkak të hirit nga aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna, i cili ka shkaktuar tashmë anulimin ose devijimin e qindra fluturimeve gjatë javës së kaluar. Të gjitha mbërritjet dhe nisjet në aeroportin e Catania, i pesti më i ngarkuar në Itali, do të pezullohen deri në orën 14:00 sipas orës lokale më 15 gusht, tha në një deklaratë kompania e menaxhimit të aeroportit SAC. Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me linjat ajrore përpara se të nisen për në aeroport. Kufizimet vijnë në kulmin e sezonit të verës, duke prekur mijëra pasagjerë, ndërsa shtojnë presionin mbi aeroportet e tjera në Siçili. Problemet më serioze në 20...
Burimi:
javanews.al