Barcelona nuk dorëzohet, bën ofertën e radhës për Rodrin dhe i ofron City-t 70 mln euro!
Barcelona ka bërë ofertën e tretë zyrtare për Rodri Hernández, duke tentuar të bindë Manchester Cityn të lërë të lirë mesfushorin spanjoll. Sipas gazetarit Ben Jacobs, oferta e re e klubit katalanas i kalon 60 milionë paund, që korrespondojnë me rreth 70 milionë euro. Kjo shifër mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Manchester Cityn të pranojë transferimin. Klubi anglez kishte refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, prej 45 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa edhe propozimi i dytë, i cili me realizimin e bonuseve mund të arrinte rreth 65 milionë euro, nuk ishte pranuar. Manchester City gjatë ditëve të fundit ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të diskutonte largimin e Rodrit për një shumë mes 70 dhe 80 milionë eurosh....
Burimi:
javanews.al