Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i Trump për Gazën në qendër të vëmendjes
Jared Kushner, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij, zhvilloi të dielën bisedime në El Alamein me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, me fokus zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Sipas presidencës egjiptiane, gjatë takimit u nënvizua nevoja që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit. Më herët, një delegacion i Hamasit, i drejtuar nga Khalil al-Hayya, u takua në El Alamein me kreun e shërbimeve egjiptiane të Inteligjencës, Hassan Rashad. Bisedimet u përqendruan te mënyrat për avancimin e planit amerikan të paqes për Gazën. Një zyrtar i Hamasit deklaroi se delegacioni po diskuton përpjekjet për të bindur Izraelin të respektojë marrëveshjen, e cila përfshin një udhërrëfyes me 15 pika dhe...
Burimi:
vizionplus.tv