Kosova në ngërç, Kurti ndryshon qasje për presidentin, Haxhiu thërret partitë në tryezë për marrëveshjen që mund të…

Kosova në ngërç, Kurti ndryshon qasje për presidentin, Haxhiu thërret partitë në tryezë për marrëveshjen që mund të…

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar ditën e djeshme që udhëheqësit politikë të takohen e të diskutojnë për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Haxhiu u ka dërguar ftesë udhëheqësve partiakë për një takim konsultativ që është caktuar për të martën e 18 gushtit. Ndërkaq, Kurti, gjatë një prononcimi për gazetarë më herët gjatë së premtes u shpreh se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet me emra konkretë për kreun e ri të shtetit. Në ftesën që Haxhiu u ka dërguar udhëheqësve partiakë thuhet se takimin konsultativ ajo e ka thirrur për të biseduar për zhvillimet aktuale e politike dhe institucionale. Në ftesë është vënë theksi te rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje për “zgjedhjen...