25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Selmani: Shqiptarët ende pa barazi të plotë juridike

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Selmani: Shqiptarët ende pa barazi të plotë juridike

  Pas 25 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, partitë politike në vend vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara për atë se çfarë ka ofruar kjo marrëveshje për shqiptarët. Megjithatë, njohësit e këtyre çështjeve, Marrëveshja e Ohrit vlerësohet se ka sjellë përfitime të rëndësishme, por njëkohësisht ka edhe mangësitë e saj. Profesori universitar Bashkim Selmani, në një prononcim për TVM2, theksoi se shqiptarët duhet të kërkojnë që të kenë të drejta dhe detyrime në përputhje me kontributin që japin në shtet. Sipas tij, gjendja aktuale nuk korrespondon plotësisht me realitetin faktik dhe juridik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.  ‘Mund ta vlerësojmë se ishte rilindja e ardhmërisë për shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë, dhe nga ana tjetër duhet të shohim dështimet dhe prioritetet juridike....