Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës
Prej shtatë vitesh, jeta e 33-vjeçarit Darko Najdeski nga Ohri varet nga dy pompa mekanike, energjia elektrike dhe bateritë. Sot ai është i shtruar në spital, ndërsa zemra e tij nuk mund të përballojë më. Në vitin 2019, kur në vend ende nuk kryheshin transplante të zemrës, mbështetja e parë mekanike e qarkullimit të gjakut ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën. Pompat duhej të shërbenin vetëm si urë drejt transplantit, por shtatë vjet më vonë, Darko ende pret një zemër të re. ‘Gjendja është më shumë se urgjente. Po vjen deri te dështimi i zemrës së tij natyrale, jo i aparateve. Aparatet po e kryejnë funksionin e tyre, megjithatë zemra e tij nuk mund të përballojë më. Bëhet fjalë për një situatë të...
Burimi:
syri.net