‘Virusi i Nilit’ përhapet fuqishëm në rajon/ Maqedonia e Veriut regjistron viktimën e dytë, Greqia numëron…

‘Virusi i Nilit’ përhapet fuqishëm në rajon/ Maqedonia e Veriut regjistron viktimën e dytë, Greqia numëron…

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në rajon, me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë që raportojnë rritje të rasteve dhe viktimave gjatë ditëve të fundit. Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar viktima e dytë nga virusi. Një 72-vjeçar, i cili po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ka humbur jetën pas infektimit nga pickimi i një mushkonje. Sipas mjekëve, pacienti vuante edhe nga sëmundje shoqëruese. Pak ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe një 83-vjeçar. Aktualisht, në Klinikën Infektive në Shkup ndodhen të shtruar 19 pacientë me ethe të Nilit Perëndimor, të gjithë mbi moshën 60 vjeç. Të gjitha rastet janë konfirmuar me analiza laboratorike. Gjatë kësaj jave janë regjistruar edhe shtatë raste të reja, të gjitha në Shkup. Dy raste...