Tërmeti në Indonezi/ deri tani 47 të vdekur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmeti në Indonezi/ deri tani 47 të vdekur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Ka shkuar në 47 numri i personave që kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë në orët e para të së shtunës, njoftoi Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB). Bilanci i viktimave është rritur ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e prekura. Autoritetet raportojnë gjithashtu për dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 me kohën lokale dhe kishte një thellësi prej vetëm 15 kilometrash, sipas Agjencisë së Meteorologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë. Tërmetet me thellësi të vogël konsiderohen zakonisht më shkatërruese për sipërfaqen. Pas goditjes kryesore u regjistruan dhjetëra pasgoditje të forta, përfshirë një me magnitudë 6.1 ballë. Më vonë gjatë ditës, një tjetër...