Autorja e “The Polygamist” rrëfen pse gratë e shohin veten në serialin hit të Netflix
Kur shkrimtarja zimbabviane Sue Nyathi ua prezantoi botuesve romanin e saj debutues The Polygamist, përgjigjja ishte se nuk kishte treg për një histori të tillë. Romani, i cili rrëfen historinë e një burri të martuar që krijon marrëdhënie dhe familje të tjera në fshehtësi, u refuzua nga botuesit. Por Nyathi nuk hoqi dorë. Ajo gjeti vetë redaktorin, daktilografistin dhe artistin e kopertinës dhe në vitin 2012 botoi 500 kopje. Libri u shndërrua në një sukses të madh dhe më shumë se një dekadë më vonë u përshtat në një serial për Netflix. Produksioni është renditur në top 10-shen e serialeve më të shikuara të platformës në më shumë se 60 vende, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ka arritur deri në vendin e dytë. Aktorja amerikane...
Burimi:
kultplus.com