“Shame and Money” prezantohet në premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Filmi “Shame and Money” i regjisorit kosovar Visar Morina është shfaqur për herë të parë në rajon në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Premiera u mbajt në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ndërsa filmi është pjesë e Programit Garues – Filmi Artistik, duke u bërë pjesë e garës së një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon. Në kastin kryesor të filmit janë Alban Ukaj, Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha dhe Fiona Gllavica. Pjesëmarrjen e filmit në festival e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një publikimi në rrjetet sociale./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com