“DOKUDAILY” mbyll edicionin e fundit me zërat e grave që i dhanë shpirt DokuFest-it
Me mbylljen e edicionit të 25-të të DokuFest-it, mbyllet edhe një kapitull i “DOKUDAILY”, publikimit që gjatë festivalit ka sjellë në vëmendje njerëzit, historitë dhe përjetimet që qëndrojnë pas ekranit. Për numrin e nëntë dhe të fundit të këtij botimi, DokuFest ka zgjedhur të ndalet te zërat e disa prej grave që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të festivalit, duke e përshkruar këtë përvojë përmes kujtimeve, ndryshimit dhe pasionit për dokumentarin. “Dhe kështu, po shënojmë numrin e fundit të DOKUDAILY [9]”, shkruan DokuFest në një postim në Facebook, duke e mbyllur këtë cikël me rrëfimet e grave që e kanë bërë këtë edicion “më të mirë, të prekshëm dhe të fuqishëm”. Një prej këtyre zërave është Alba, e cila prej 13 vitesh është pjesë e...
Burimi:
kultplus.com