“Tinguj jetë mes tokës dhe detit”, muzika takon historinë në Porto Palermo

“Tinguj jetë mes tokës dhe detit”, muzika takon historinë në Porto Palermo

Nën hijen e mureve shekullore të Kalasë së Ali Pashës, muzika mori një tjetër dimension në Porto Palermo, ku u zhvillua mbrëmja artistike “Tinguj jetë mes tokës dhe detit”. Kompozitori Aulon Naçi solli për publikun krijimet e tij origjinale në piano, duke krijuar një atmosferë intime ku tingujt u ndërthurën me peizazhin e Jonit dhe historinë që mbart kalaja. Përballë detit dhe brenda hapësirës së një monumenti me rëndësi të veçantë historike, koncerti krijoi një dialog të natyrshëm mes muzikës bashkëkohore dhe trashëgimisë kulturore. Tingujt e pianos u përhapën mes mureve të kalasë, duke e kthyer hapësirën historike në një skenë të gjallë artistike. Mes të pranishmëve kishte edhe vizitorë të huaj, për të cilët koncerti u shndërrua në një përvojë ku muzika, historia dhe...