DokuFest 2026 shpall fituesit, “Searching for Poetry” triumfon në garën kombëtare
DokuFest 2026 ka shpallur filmat fitues të edicionit të sivjetmë, duke kurorëzuar një javë të mbushur me dokumentarë, histori njerëzore dhe rrëfime që trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, politike dhe mjedisore. Në garën kombëtare, çmimi kryesor Best in National Competition iu dha filmit Searching for Poetry, me regji të Lorin Terezit. Çmimi e vendos filmin në qendër të vëmendjes së edicionit të sivjetmë dhe shënon një vlerësim të rëndësishëm për kinemanë dokumentare vendore. Në kategorinë Best Balkan Feature Dox, fitues u shpall As the Spring Arrives, Water Recalls the Nomads, me regji të Dilşad Aladağ. Ndërsa The Thing to Be Done, nga Srdan Kovačević, mori një Special Mention. Çmimi për Best Balkan Short Dox shkoi për Towards Where to Breathe, me regji të Stefan Pavlović....
Burimi:
kultplus.com