Vuçiç shpërthen kundër Gjermanisë: Po na ushtrojnë presion, nuk do e njohim kurrë Kosovën si shtet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia, nuk do ta njohë kurrë Kosovën, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve, veçanërisht Gjermanisë, e cila do të financojë Policinë e Kosovës me 3 milionë euro. “Ata duan të shohin një Kosovë të pavarur me çdo kusht dhe duan të ushtrojnë sa më shumë presion mbi Serbinë që ajo ta njohë një Kosovë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa i madh është presioni. Ata shpikën një histori se si serbët luftuan me njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Vuçiç. Duke folur për serbin Nenad Rashkoviç, i cili pretendon se është dhunuar nga Policia e Kosovës, Vuçiç thotë se gënjeshtra të tmerrshme po vijnë nga Prishtina, ndërsa sipas tij, bashkësia ndërkombëtare hesht. “Unë do ta vizitoj sërish në...
Burimi:
sot.com.al