“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mbrojti edhe një herë mbështetjen me fond që qeveria i dha koncertit të Kanye West në Tiranë, vendim që u shoqërua me kritika në opinionin publik. I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Denisa Pasholli në A2CNN, Gonxhja solli në vëmendje faktin që Shqipëria harxhon 3 milionë euro për një panair në Berlin. Ministri vuri në dukje se do të vijohet me kokëfortësi te ekonomia e eventeve, pasi është mënyra më e zgjuar e promovimit të vendit. “S’e kuptoj pse duhej bërë ‘armik i klasave’ Kanye West! Edhe ata që do të donin të vazhdonin me protestën mund të ishin në event, mund të mos e kishin sabotuar një event që ishte për Shqipërinë dhe për...