106 vjet nga lindja e Charles Bukowskit, shkrimtarit që shkroi pa dorashka për jetën

106 vjet nga lindja e Charles Bukowskit, shkrimtarit që shkroi pa dorashka për jetën

Sot, më 16 gusht, shënohet 106-vjetori i lindjes së Charles Bukowskit, një prej emrave më të njohur të letërsisë amerikane të shekullit XX. Shkrimtari dhe poeti lindi më 16 gusht 1920 në Andernach të Gjermanisë dhe, në moshën dyvjeçare, emigroi me familjen në Shtetet e Bashkuara. Familja u vendos në Los Anxhelos, qytet ku Bukowski kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe që u bë një nga hapësirat kryesore të krijimtarisë së tij. Jeta e vështirë, vetmia, alkooli, dashuria, puna dhe përditshmëria e njerëzve të zakonshëm u kthyen në tema të shpeshta të poezive dhe prozës së tij. I njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe shpesh provokues, Bukowski krijoi një vepër të gjerë letrare, me dhjetëra vëllime me poezi, romane dhe tregime. Ndër veprat...