Dy gra të moshuara humbën jetën në përmbytjet në Spanjë, dy foshnje u plagosën

Dy gra të moshuara humbën jetën në përmbytjet në Spanjë, dy foshnje u plagosën

Dy gra të moshuara kanë vdekur në një pjesë rurale të Spanjës veriperëndimore të goditur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, thanë autoritetet, duke shtuar se dy foshnje u plagosën. Sot, shtatë rajone të Spanjës qendrore dhe veriore janë nën një alarm të verdhë për shkak të stuhive dhe reshjeve të dendura të shiut.  Vdekja e grave, të moshës midis 60 dhe 80 vjeç, u konfirmua nga shërbimet e emergjencës të rajonit Castilla y León pas aksidentit që ndodhi vonë mbrëmë në fshatin Manzanedo de Valdueza, pranë Pontevedrës. Dy foshnje pësuan mavijosje dhe morën ndihmë mjekësore, shtuan autoritetet, raporton Reuters. Paralajmërimet për përmbytje pasuan disa javë me temperatura rekord të larta, të cilat çuan në një seri zjarresh shkatërruese.