Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në Sarandë, ku është goditur edhe Shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Mateo Bakalli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas Policisë, rojet e sigurisë së lokalit ishin përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, nënkomisar Mateo Bakalli, po kalonte me automjetin e tij në rrugë. Pasi ka konstatuar konfliktin, ai ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për...