Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policisë e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 48 orëve të fundit, me fokus rritjen e sigurisë publike dhe rrugore si dhe goditjen e paligjshmërive. Këto kontrolle janë zhvilluar në mënyrë të befasishme në akset kryesore dhe zona të ndryshme të kryeqytetit. Ky aksion, siç thotë Policia e Tiranës, ka pasur për synim evidentimin e rasteve të armëmbajtjeve pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe verifikimin e automjeteve luksoze e të blinduara, mjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe automjeteve me modifikime që shkaktojnë ndodtje akustike. Sipas Policisë, gjatë operacionit janë kontrolluar dhe verifikuar 131 automjete dhe 213 qytetarë. Pesë persona dhe automjete janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme. Ndërkohë,...